Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka bërë sot një denoncim se në fshatin Lumas banorët po intimidohen.

Sipas Maliqit, punonjës të bashkisë po shoqërojnë persona me probleme të shëndetit mendor në kutitë e votimit, duke i orientuar dhe i detyruar për votën.

Gazetarja Eneida Petova tha për BalkanWeb se drejtoresha e Mjedisit në bashkinë Kuçovë, Migena Doko është filmuar brenda qendrës së votimit në Lumas, duke intimiduar votuesit.

Kujtojmë se në shumë qendra votimi sot procesi ka nisur me probleme për shkak të pajisjeve elektronike të identifikimit.

Arena e Lajmit