Albina dhe Familja Kelmendi dhuruan shumë energji dhe adrenalinë me këngën e tyre ‘Duje’ në gjuhën shqipe e cila ndezi skenën M&S Bank Arena në Liverpool.

Skenografia dhe veshjet e këngëtarëve ishin një detaj shumë  i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë dhe traditën në festivalin më të madh evropian Eurovision 2023.

Këngëtarja Albina dhe Familja Kelmendi kanë zgjedhur ngjyrat e kombit që përfaqësojnë për ti shpalosur në Eurovision 2023 që përveç mesazhit të këngës për një familje të bashkuar treguan dhe dashurinë për vendin e tyre.

Albina dhe Familja Kelmendi janë të renditur të 14 në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2023, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit