Romelu Lukaku e festoi në mënyrën më të mirë të mundshëm 30-vjetorin ditën e sotme, teksa arriti të realizonte dopietë në duelin ndaj Sasuolos, të fituar nga zikaltrit me rezultatin 4-2. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, sulmuesi belg, ndër të tjera deklaroi:
“Jam shumë i lumtur për fitore. Sa herë kemi luajtur në shtëpi ndaj Sasuolos, ata gjithmonë na kanë hapur probleme, vitin e kaluar humbëm. Trajneri na tha se ndeshja e sotme ishte e rëndësishme sepse mund t’i afroheshim kualifikimit në Champions League.
Kemi fituar shumë ndeshje këtë muaj, po bëjmë mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu. Fizikisht ka vend për përmirësim gjithmonë, ne jemi mirë, secili lojtar po jep më të mirë për ekipin. Duhet të përmirësohemi sepse ende mund të fitojmë 2 trofe (Champions League dhe Kupën e Italisë).
Normale që dëshiroj të luaj të martën ne derbi, si gjithmonë. Por ajo që ka rëndësi është Interi dhe kur trajneri ka nevoje për mua unë jam aty”, deklaroi Lukaku.
Arena e Lajmit
” “