Ndonëse kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri është në burg për blerje votash, në këtë bashki vijon procesi i votimit.

Në një lidhje live për News24, gazetari Enrik Mehmeti deklaroi se pjesëmarrja deri më tani në këto votime është 12%.

Po ashtu të shumtë kanë qenë dhe emigrantët që janë kthyer në Himarë për të votuar. Po ashtu raportohet se në Dhërmi, për të monitoruar nga afër procesin ka qenë dhe ambasadorja greke, Konstantina Kamitsi. Ndërkohë ky proces po monitorohet dhe nga mediat greke.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit