Ismail Uka, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Dibrën, në një lidhje skype në emisionin “Open” ka bërë një rezyme të fushatës në këtë qytet.

Ai ka denoncuar se ministrja Belinda Balluku po i bën presion administratës, ndërkohë që ka shtuar se po përdoret edhe policia me qëllim intimidimin e qytetarëve.

Zoti Uka ka treguar një rast ku ndërsa përfaqësues të kandidatit të PS lëvizin me targa false, mjetet e stafit të tij ndalohen nga policia me pretendime të rreme se rezultojnë me gjoba të papaguara.
Ai tha se në lidhje me rastet do të raportohet në organet e drejtësisë.

“Fushata ime si kandidat ka qenë një fushatë e realizuar përmes takimit me qytetarët kudo, në qytet e fshatra. Kemi prezantuar platformën tonë dhe i kemi dëgjuar.
I kemi ftuar të bëhen pjesë e ndryshimit.

E kundërta ka ndodhur me krahun tjetër, Rilindja ka zgjedhur patronazhimin duke angazhuar administratën vendore e qendrore.

Nuk janë në gjendje të ballafaqohen me zgjedhësit sepse nuk kanë mbajtur asnjë premtim.

Kam ftuar publikisht kandidatin e Rilindjes të përballet me mua, ndërsa kam prezantuar vizionin tonë, por ai ka refuzuar.

Zonja Balluku, që është zv kryeministre e ministre, në konflikt të hapur me fushatën që po bën në Dibër, po ushtron presion në administratë dhe po i bën takime duke i kërkuar llogari.

Ceno Klosit psh i ka kërkuar të imponojë zgjedhësit më 14 maj.

Po përdoret policia që ka nxjerrë në terren gjithë efektivët, po shoqërojnë zonjën Balluku dhe kandidatin e PS me makina.

Gjithçka do të denoncohet, lëvizin me mjete me targa false, sonte ndalon një makinë të stafit tim ku u pretendua se kishte një gjobë, pavarësisht se një gjë e tillë rezultoi e pavërtetë”, tha ai.

Teksa Uka fliste live në News 24, stafi i tij u kontrollua në mënyrë të paligjshme nga drejtori i Policisë Dhimitraq Ziu.

“Kontroll iu bë makinës së kryetarit te grup seksionit Maqellare. Duke bere kontrolle te paligjshme qellimi eshte per te frikesuar njerezit”, tha Uka.

https://youtube.com/shorts/T9mv1gH3iKU?feature=share

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit