Ndaj Erzenit është shansi i fundit, ballshiotët luajnë për gjithçka në Durrës

Te Bylisi nuk i kanë ndërprerë seancat stërvitore, teksa trajneri Naxhi Shensoi dhe stafi i tij janë duke punuar me përkushtim për sfidën e radhës që do të luajnë në transfertë me Erzenin në Durrës.

bylis

Kur kanë mbetur edhe katër javë, skuadra nga Mallakastra luan dy herë në shtëpi dhe dy në transfertë, por duket se enigmat e mbijetesës mund të zgjidhen që në dy ndeshjet e radhës. Dueli me shijakasit është më i veçanti dhe ka marrë një vëmendje maksimale nga ana e ballshiotëve, të cilët duan që të luajnë të gjitha kartat e mbijetesës, derisa matematika t’i lejojë.

Ndaj Erzenit do të jenë pa një nga lojtarët më në formë të mesfushës, pikërisht Xhoele Maçollin, i cili u ndëshkua me karton të kuq në takimin kundër Egnatias. Megjithatë, pritet që në mesfushë të ketë hapësira për Flamur Ruçin, por duhet theksuar se janë gati edhe Qoshku e Abazaj.

Skuadra do të zhvillojë një ndeshje kontrolli në Ballsh dhe Shensoi pritet të vendosë shumë gjëra për formacionin. Alternativat nuk mungojnë, por goli është kthyer në armikun më të fortë të skuadrës mallakastriote, sidomos në këtë pjesë të dytë të garës, ku rastet e shpërdoruara kanë qenë të panumërta.

ERJON SALIU – Arena e Lajmit

” “


Ndaj Erzenit është shansi i fundit, ballshiotët luajnë për gjithçka në Durrës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook