Vendosën gjithë Milanin “në rresht për një” pas humbjes, ultrasit kuqezinj sot do rrethojnë qendrën stërvitore

Fundi i ndeshjes mes Milanit dhe Specias pa të zhvillohej një skenë e pazakontë për kuqezinjtë. Të mundur 2-0, lojtarët por edhe stafi me në krye trajnerin Pioli, shkuan para tribunës së ultrasve të tyre dhe në heshtje, dëgjuan “leksion” nga një prej kapoultrasve.

milan ultras

Askush nuk pipëtinte përveç ultrasit i cili foli në emër të të gjithë shokëve të tij. Mediat italiane raportojnë se më shumë se një kritikë e hapur, ajo ishte një nxitje për të bërë më shumë, pasi ekipi po lëshonte pikërisht në ekipin kritik të sezonit.

Ultrasit nuk kanë kontestuar ekipin, por i kanë bërë të qartë se do i mbështetnin. Dhe sinjali i radhës ishte ai i thirrjes për grumbullim të të gjithë tifozëve në qendrën stërvitore të Milanelos.

Milani kthehet që sot në stërvitje pasi duhet të përgatitë ndeshjen e të martës ndaj Interit dhe ultrasit duan që të jenë pranë ekipit. Ndaj sot në orën 12, do të ketë “rrethim” të Milanelos me dëshirën për të mbështetur skuadrën në këtë moment të vështirë, duke shpresuar që të martën të vijë një rezultat i madh. Nëse nuk do të ndodhë kthesa, pas të martës, situata mund të ndryshojë.

Arena e Lajmit

” “


Vendosën gjithë Milanin “në rresht për një” pas humbjes, ultrasit kuqezinj sot do rrethojnë qendrën stërvitore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook