Futbollistët shqiptar bëjnë “ligjin” në Slloveni. Mura e Mirlind Dakut dhe Leard Sadriut mposhtën me përmbysje 4-2 Goricën e trajnerit Agron Saljas dhe Bernard Karricës, me këtë të fundit që realizoi supergol nga goditja e dënimit, por në fund skenën e rrëmbeu Mirlind Daku, që arriti të shënonte tripletë.
Ishte Gorica që shënoi e para në minutën e 9-të me Karricën, që me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, përshëndeti rrjetën. Mura gjeti baraspeshën në minutën e 34-t me Morris, ndërkohë që Krajnç shënoi për 1-2.
Në pjesën e dytë, ishte Mirlin Daku, që me tripletën e realizuar në minuat 53, 55 dhe 70 vulosi shifrat në 4-2. Me këtë tripletë ish-sulmuesi i Kukësit, u ngjit në vendin e dytë në listën e kryegolashënuesve.
Arena e Lajmit
” “