Të paktën 13 drejtues institucionesh janë denoncuar nga Dega e Partisë Demokratike në Elbasan, të cilën akuzohen për përdorim të funksioneve publike dhe intimidim të zgjedhësve.

“Hajdutët e votave e kanë vendin në burg. Partia Demokratike padit penalisht në SPAK, 13 drejtues institucionesh në Elbasan.

Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht: 6 Drejtues të Institucioneve Publike në Elbasan! 7 administratorë të Njësive Administrative.

Të 13 drejtuesit e institucioneve dhe administratorët janë kallëzuar për përdorim të funksioneve publike, intimidim të zgjedhësve dhe blerje votash”, thuhet në postimin e PD Elbasan.

Ndërkohë kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi ka theksuar se forca e fitores është vetëm në duart e qytetarëve.

“Forca e fitores dhe guri i rëndë i ndryshimit është vetëm në duart e qytetarëve. Fytyra e fitores është në zemrën e banorëve të Elbasanit nga qendra në periferi, nga qyteti në fshat, nga të rinjtë tek të vjetrit, nga zonjat tek zotërinjtë! Në 14 maj, ju firmosni ndryshimin”, shkruan ai.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit