Janë me të vërtet miq? Deklaratat e dyshimta pasuan me heqjen nga “Istagrami”. Meridian Ramçaj flet për raportin me Luizin Ejllin

Kur Luiz Ejlli ishte në shtëpinë e në “Big Brother VIP” mund të thuhet me siguri që mbështetësi i tij më i madh ka qenë Meridian Ramçaj i cili ka deklaruar se e ka mik e shpesh ka folur si një njeri i afërm me të.

Por, gjatë asaj kohe ka pasur aludime se në fakt ata nuk kanë qenë miq. Luizi jo vetëm që nuk e pohoi në asnjë moment këtë gjë, por ai deklaroi se ata thjesht kanë punuar bashkë dikur. Madje, duke folur për eleminimin e Sabianit nga ‘Big Brother VIP 1’, ai nuk u shpreh aq pozitivisht për Meridianin, duke thënë: “Imagjino të dalë Sabiani dhe të rrijë Meridiani”.

Këto aludime u shtuan edhe më shumë pasi pas daljes së Luizit nuk janë parë bashkë në asnjë moment, madje nuk kanë bërë foto. Për më tepër, Luizi e hoqi atë nga Instagrami por e riktheu prapë. Ai bëri edhe disa deklarata të dyshimta për njerëz që janë shtirut si shokët e tij e kanë përfituar nga emri i tij.

Meridiani ka qenë së fundmi në Gjakovë, ku Luizi ka mbajtur koncert por jo me ftesën e tij.

I pyetur nga Prive, Meridian deklaroi se ftesën për event e ka marrë nga Atdheu. ‘Nuk jam në backstage (prapaskenë) sepse më ka ftuar Atdheu dhe dua ta shijoj jashtë Big Brotherit që ka mbaruar’, u shpreh ai mes tjerash.

Meridiani e mohoi që nuk kanë kontakt me Luizin mirëpo la të nënkuptohet se disa gjëra mund t’i jenë transmetuar gabim atij në këto ditë pas daljes.

” “

Janë me të vërtet miq? Deklaratat e dyshimta pasuan me heqjen nga “Istagrami”. Meridian Ramçaj flet për raportin me Luizin Ejllin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook