Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi iu është bashkuar reagimeve për arrestimin e kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ndërsa theksoi se kjo masë duhet të ishte marrë më parë.

Në një komunikim për News24, Idrizi tha se Greqia nuk duhet të ndërhyjë në çështje të brendshme të Shqipërisë, ndërsa ministria e Jashtme duhet të japë notën e protestës për Athinën zyrtare.

“Organet e drejtësisë duhet të vepronin më shpejt ndaj Belerit. Ai është përsëritës. Ai fliste ditët e fundit për helenizmit. Njeri butaforik që ka qenë i dënuar në Greqi, në Shqipëri, që flet për helenizimin e jugut, normal që do të jetë subjekt i SPAK. S’kam dijeni për ngjarjen, por deri sa ka ndërhyrë SPAK është kjo gjë. Për mua duhet të kishin ndërhyrë më parë. Dalja e tij me simbole të Vorio-Epirit duhet të ishte bërë shkak për ndërhyrje më herët. Fredi Beleri është shtetas shqiptar me kombësi greke. Në Himarë po konkurron ata që e kanë vënë, dhe jo shteti grek. Ministrja e Jashtme greke ka reaguar për rastin e Belerit dhe i ka kërkuar ambasadores greke, që të zhvillojë takim me Xhaçkën. Nuk konkurron Greqia në Himarë, por shqiptarët. Duhet t’i drejtohemi me notë proteste ministrisë së Jashtme greke. S’ka asnjë opsion tjetër, s’ka kuptim. Nëse mendojnë se po konkurron Greqia, atëherë duhet të ndërhyjnë. Kjo është arrogancë.”, tha Idrizi.

Arena e Lajmit

Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit