Paderborn ka arritur të fitojë me rezultatin 3-2 kundër Heidenheim në shtëpi, me përmbysje rezultati. Protagonist në këtë takim ishte mesfushori i Kosovës, Florent Muslija i cili ka arritur të gjejë edhe rrugën e rrjetës.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me shifrat 1-2, por në të dytën gjithçka është përmbysur për vetëm 2 minuta. Në minutën e 50, Paderborn ka barazuar rezultatin ndërkohë që në të 52-ën, ishte Muslija ai që shënoi një supergol duke gjetur rrugën e rrjetës.
Me këtë fitore, Paderborn mban vendin e katërt në klasifikim me 54 pikë, 6 më pak se Hamburgu i vendit të tretë që do të luajë në “Play Off” për tu ngjitur në Bundesligë.
Arena e Lajmit
” “