Pas Vlorës, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim është ndalur në Elbasan, ku edhe ka vëzhguar ecurinë e procesit.
Diplomatja amerikane ka vëzhguar një nga qendrat e votimit në qytetin e Elbasanit ku ka deklaruar se më herët kishte qenë pranishme edhe në disa qendra votimi në qytete të tjera të vendit.
Ndërkohë më herët, duke folur për mediat në Vlorë, ambasadorja theksoi se: “Nuk duhet ushtruar asnjë presion ndaj votuesve dhe është e rëndësishme që çdo votues të ushtrojë të drejtën e tij. Asnjë nuk duhet dhe ta blejë votën dhe është përgjegjësia e autoriteteve që të zbatojnë ligjet në mënyrë të barabartë”.
Arena e Lajmit
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit