Bardheblutë kërkojnë një sforco nga Abazaj, ja formacioni i mundshëm i Tiranës në derbi

Trajneri Orges Shehi para derbit ka vetëm një prob lem, formën e Kristal Abazajt. Gjithë stafi është duke ruajtur lojtarin për ndonjë shqetësim të mundshëm, sepse në të kundërtën do të mbeteshin pa lojtarë me peshë në repartin e avancuar. Tirana në këtë moment që flasim ka tre sulmues jashtë, të cilët deri dje kanë qenë titullarë. Hasani me kartonë të verdhë dhe dyshen e dëmtuar Patrik e Nikqi.

tirana

Të tre do të ishin sulmi në këtë moment që flasim, por nuk do të luajnë. Në këto kushte mund të kemi një sulm me Abazajn, Gjumsin ose Berishën si dhe Haxhiun. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon, por mesfusha do të jetë e njëjtë, me treshen Aleksi, Deliu e Lushka shënuar ekipi i Tiranëskëtë sezon në kampionat.

Bardheblutë janë sulmi mëi mirë i Superiores, si dhekanë lojtarin që kashënuar më shumë gola. kja. Në mbrojtje, Toshevski, Najdovski, Lulaj dhe Përgjoni.

Në portë i zakonshmi Visar Bekaj. Ky do të jetë formacioni i bardhebluve. Skuadra dje punoi e qetë, ndërsa në fund u zhvillua edhe takimi i zakonshëm brenda grupit.

Tirana në sfidën me Partizanin do të ketë probleme në sulm, pasi i mungojnë tre lojtarë. Ekipi i Tiranës ka shënuar 48 gola këtë sezon në kampionat. Bardheblutë janë sulmi më i mirë i Superiores, si dhe kanë lojtarin që ka shënuar më shumë gola.

MUNGESAT – Tirana, në hall për formacionin dhe zëvendësimet në derbi. Në këtë moment që flasim, bardheblutë janë në alarm lojtarësh. Skuadra është e boshatisur, aq sa Shehi, në derbi, zëvendësimet do t’i ketë me pikatore. Kjo, sepse në skuadër mungojnë pesë lojtarë.

Dy janë të dëmtuar dhe bëhet fjalë për Patrik e Nikqin. Tre të tjerë janë të pezulluar me kartonë. Bëhet fjalë për Zhozelin Behiratçen, Ardit Hilën dhe Florent Hasanin. Shkurt një gjysmë skuadre, që nuk do të jetë në derbi. Ama problemet e Tiranës për formacionin janë dy: sulmi dhe zëvendësimet, të cilat janë thelbësore për skuadrën bardheblu.

tirana

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit

” “


Bardheblutë kërkojnë një sforco nga Abazaj, ja formacioni i mundshëm i Tiranës në derbi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook