Burri i vrau motrën/ “Sëpatën e kishte të fshehur poshtë trikos”, Eva Qevani hedh poshtë akuzat për lidhjen intime mes tyre: Një natë më parë na kërcënoi. Babai viktimës: Kërkoj dënimin më të fortë

Tefik Tashi

Alma Qevani 44-vjeçarja, nga Elbasani u vra më sëpatë nga kunati i saj. Në një intervistë të dhënë për gazetaren Anila Ahmataj në emisionin “Me Zemër të Hapur”, të autores Evis Ahmeti gruaja e Tefik Tashit, Eva ka hedhur poshtë deklaratat se mes tyre ka pasur lidhje mes tyre.

“Nuk është aspak e vërtetë që ka pasur lidhje intime mes tyre. Nuk është e vërtetë që e ka bullizuar apo sharë. Ai ka sharë Almën gjatë sherrit edhe pse Alma nuk i ka kthyer asnjë përgjigje”, ka treguar ajo.

Ajo ka treguar se Tefiku ishte revoltuar se nuk i kishte hapur telefonin dhe se i kishte qëlluar me shpullë.

“Ai i gjuajti me shpullë dhe më pas nxori sëpatën. E kishte fshehur në triko”, rrëfeu ajo.

Gjithashtu në këtë intervistë, ajo ka thënë se i kishte humbur e telefoni dhe se në këtë mënyrë, komunikonin me telefonin e të motrës.

Ndërsa është shprehur se marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë e keqe, por ka rrëfyer se një natë më parë ka pasur një debat të fortë mes tyre.

“Një natë më parë na ka thënë do t’ju vras dhe do t’ju ther të treve. Ai nuk donte që Alma të ndërhynte kur Tefiku kthehej nga puna.

Evis Ahmeti: Si je njohur me Tefikun?

Bashkëshortja e Tefikut, Eva: Nga një i njohur. Nuk kemi më lidhje me të.

Evis Ahmeti: Tefiku ka pasur martesë më parë?

Eva: Po ka qenë i martuar, ka katër fëmijë. Një i ka vdekur ka edhe 3. Alma nuk e ka sharë Tefikun. Përgjatë dy viteve nuk ka ardhur asnjëherë i dehur. Edhe ditën e ngjarjes nuk ka qenë i alkoolizuar.

Babai i viktimës ka thënë: Krim me paramendim. të marrësh sëpatën 300 m larg e ta mbash fshehur është shumë e rëndë. Dënimi i tij duhet të jetë me burgim të përjetshëm. Kërkoj dënimin më të fortë.

Arena e Lajmit

Burri i vrau motrën/ “Sëpatën e kishte të fshehur poshtë trikos”, Eva Qevani hedh poshtë akuzat për lidhjen intime mes tyre: Një natë më parë na kërcënoi. Babai viktimës: Kërkoj dënimin më të fortë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook