Fundjava që lamë pas ishte mjaft e mirë për disa nga futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë Shqipërisë.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport”, pesë legjionarët më të vlerësuar të kësaj fundjave.
Vendin e parë e mban Ernest Muçi. Ish-sulmuesi i Tiranës kontribuoi me gol në fitoren 5-1 të Legias kundër Jagielonas dhe kështu u vlerësua me notën 8.0.
Pas tij vjen Myrto Uzuni, i cili dha një asist në fitoren 2-0 të Granadës ndaj Lugos duke marrë vlerësimin 7.5.
Po këtë notë mori dhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi, i cili dha një performancë mjaft të mirë në fitoren që Grasshopers arriti kundër Luzernit në kampionat.
Në vendin e katërt renditet Berat Gjimshiti me notën 7.4. edhe pse doli nga fusha i dëmtuar në minutën e 69’ në disfatën që Atalanta mori kundër Sasuolos, mbrojtësi kuqezi sërish dha një performancë të mirë.
Me notën 7.3 në vendin e pestë renditet Jorgo Pëllumbi, i cili ndihmoi që Varazdin të mbante portën e paprekur në fitoren kundër Rijekës 2-0.
Arena e Lajmit
” “