“Më mësove se dashuria nuk është mashtrim”, Shakira nuk i kursen “thumbat” për Pikenë as në këngën për djemtë

Kënga më e re e Shakirës e titulluar “Acrostico” është një dedikim për dy djemtë e saj Sasha dhe Milan.

Madje dhe shkronja e parë e çdo vargu të strofës së parë, e lexuar vertikalisht nga lart poshtë formon emriat e sy djemve.

Dhe nëse në këngën e saj me Bizarrap , teksti i këngës fliste për një ndarje të dhimbshme me Pike, në një pjesë të tekstit të Acrostico ylli shpreh dashurinë e një nëne për fëmijët e saj.

Por kjo nuk është e gjitha. Edhe pse me këtë rast nuk përmend emra, këngëtarja kolumbiane flet sërish për marrëdhënien e saj të mëparshme me ish- futbollistin.

Dhe në vargun e parë të këngës thuhet: “Ti më mësove se dashuria nuk është mashtrim dhe se kur është e vërtetë nuk mbaron”.

Në një tjetër pjesë, Shakira duket se flet për momentet e këqija që ka kaluar muajt e fundit: “U përpoqa të të ndaloja të më shihje duke qarë, nuk doja të shihje brishtësinë time”.

Vetëm një pjatë u thye, jo të gjitha enët dhe megjithëse nuk di si të kthesh faqen tjetër. Të mësosh të falësh është e mençur, vetëm dashuria del nga ato buzë.

Nëse gjërat dëmtohen, nuk hidhen, riparohen, përballen problemet. Duhet të qeshësh me jetën, edhe pse plagët të dhembin”.

Arena e Lajmit

” “


“Më mësove se dashuria nuk është mashtrim”, Shakira nuk i kursen “thumbat” për Pikenë as në këngën për djemtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook