Me gati 200 vota, kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari ka siguruar një tjetër mandat në bashkinë e Kuçovës.
Kjo bashki duket se ngelet një bastion i së majtës, duke mos dalë nga tradita. Hajdari siguroi 6904 vota, ndërsa Maliqi 6222 dhe Ilirjan Koxhaj 739 vota.
Ndërkohë, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi deklaroi se procesi u manipulua nga oligarkët që sipas tij orkestruan lloj e lloj makinacionesh. Sakaq, ndonëse nuk është shpallur zyrtarisht fituesi, socialistët kanë nisur festën në Kuçovë.
“Unë kam fituar moralisht. Blenë vota me lekë, oligarkët. Unë nuk largohem nga beteja derisa të largoj të korruptuesit. Këtu vetëm provokime. Rasti i parë në Shqipëri që KZAZ mbyllet për disa minuta. Ku di unë se çfarë bëhet. Për mua është manipulim i hapur. Nuk ka asnjë problem. Duartrokitjet e mia janë për banorët e Kuçovës që janë vjedhur”, u shpreh Maliqi.
Arena e Lajmit
Për t’u bërë pjesë e grupit “Arena e Lajmit” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Arena e Lajmit