VIDEO/ Për Barcelonën nuk është hera e parë që ka sherr në ditë trofeu, dikur Maradona kalonte në “Kung Fu”

Barcelona arriti të fitonte titullin kampion në Spanjë mbrëmjen e djeshme falë fitores 2-4 ndaj Espanjolit. Në përfundim të ndeshjes, tifozët vendas kanë hyrë në fushë duke tentuar të godasin futbollistët e Barcelonës e duke i prishur në këtë mënyrë festën.

maradona

Por, kjo nuk është hera e parë që Barcelona bëhet pjesë e skandaleve pas ndeshjes. Në vitin 1984, ishte finalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Atletik Bilbaos në “Santiago Bernabeu”, aty ku Bilbao fitonte me rezultatin 1-0.

Në fund të ndeshjes, futbollistët u përfshinë në një sherr masiv. Diego Armando Maradona ishte ai që sulmoi kundërshtarin e tij, Andoni Goikoetxea pasi ky i fundit i kishte thyer kyçin e këmbës pak kohë më parë. Maradona shihet në një version ndryshe nga futbolli, duke goditur kundërshtarët sikur të ishte në “Kung Fu”.

Arena e Lajmit

” “


VIDEO/ Për Barcelonën nuk është hera e parë që ka sherr në ditë trofeu, dikur Maradona kalonte në “Kung Fu”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook