VIDEO/ Sherr dhe të shtyra mes Fernando Torres e Arbeloas: Ta heq kokën

Arbeloa dhe Fernando Torres, sherr te të rinjtë Një ngjarje aspak e këndshme është shënuar në një takim të ekipeve zinxhir të Realit të Madridit dhe Atletikos së Madridit.

torres arbeloa

Trajneri i Juvenil División de Honor të Atlektikos së Madridit, Fernando Torres, u përjashtua nga fusha pas kohës shtesë në ndeshjen e dytë çerekfinale të Kupës së Kampioneve kundër Real Madridit për shkak të protestës ndaj arbitrit dhe shtyrjes së Arbeloas, trajnerit të Real Madridit. Kamerat kanë fiksuar videon, teksa Fernando Torres dhe Arbeloa fillimisht kapen me fjalë mes tyre, por më pas “El Ninjo” shtyn trajnerin e Realit, Arbeloa, duke sjellë dhe reagimin e ashpër të tifozëve që ishin në tribuna.

Ata kanë lëshuar sende dhe fyerje në adresë të Fernando Torresit. Ai ka reaguar ndaj të pranishmëve duke shtuar dhe më shumë zemëratën e tifozëve të Realit, që e kanë etiketuar mercenar e palaço. Në një moment, Torres shtyn trajnerin Arbeloan, duke i thënë edhe “Ta heq kokën”.

Arena e Lajmit

” “


VIDEO/ Sherr dhe të shtyra mes Fernando Torres e Arbeloas: Ta heq kokën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook