“Djalit i janë thyer këmbët”, familjarët e Jani Rustemit protestë para Ministrisë së Drejtësisë: U dhunua nga policia, të zbardhet e vërteta

Familjarët e Jani Rustemit i cili u arrestua për vjedhjen e një tapeti dhe ndërroi jetë në ambientet e spitalit të QSUT, ku u transportua pasi u ndje keq, kanë protestuar para Ministrisë së Drejtësisë.

Familjarët pretendojnë se i riu është dhunuar nga policia dhe kanë kërkuar që të zbardhet e vërteta e vdekjes së 27-vjeçarit.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “” se familjarët kanë thënë se provat do t’i dërgojnë në Prokurori pasi janë të bindur se është dhunuar.

“Jani Rustemi u arrestua për një vjedhje, por është ndier keq dhe më pas është dërguar në spital. Dyshohet se i është dhënë një dozë e lartë metadoni”, ka raportuar gazetari Igli Çelmeta.

“I kanë thyer këmbët djalit me dru”, ka thënë një prej familjarëve të të riut.

()

Arena e Lajmit


“Djalit i janë thyer këmbët”, familjarët e Jani Rustemit protestë para Ministrisë së Drejtësisë: U dhunua nga policia, të zbardhet e vërteta

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook