Miami Heat është vetëm një fitore larg titullit kampion në Konferencën e Lindjes në NBA, teksa tashmë udhëheq 3-0 serinë e finaleve play off, pas fitores 128-102 arritur në shtëpi ndaj Boston Celtics.
Ekipi nga Florida i fitoi tre periodat e para, por diferencën e bëri në të tretën me 15 pikë diferencë. Në fund thjesht menaxhoi avantazhin e krijuar. Ishte një ndeshje totalisht e dominuar nga vendasit, ku vendimtar ishte stoli i Miami, nga ku erdhën 55 pikë.
Vincent me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Miami, mbështetur nga Robinson me 22 pikë e Martin me 18 pikë. Ndërsa Butler, gjithnjë lider në ndeshjet e para, realizoi 16 pikë.
Te Boston mungoi lojtari lider, gjithnjë në ndjekje në këtë ndeshje, me Tatum që realizoi 14 pikë e 10 rebound, shumë pak për të fituar. Edhe ndeshja e katërt do të luhet në fushën e Miami, që ka shansin të shpallet kampion në Lindje.
()