Ekzekutimi i Arian Gosës në Kavajë/ Ecën me vrap dhe me pistoletë në dorë, kamerat e sigurisë kapin lëvizjet e vrasësit pas krimit. Dyshohet se nuk veproi i vetëm

Detaje të reja dalin në dritë nga vrasja dje në Kavajë, ku u ekzekutua Arian Gosa.

Autori i krimit Habib Rexha u identifikua nga policia nga një kamera sigurie që ndodhet në një biznes rreth 100 metra larg lokalit ku ndodhi ngjarja. Gazetari Igli Çelmeta raporton për se lokali ku ndodhi krimi nuk ka kamera sigurie.

Nga kamerat e sigurisë të biznesit rreth 100 metra larg vendngjarjes shfaqet autori i krimit duke ikur me vrap në këmbë, i pa maskuar, me një çantë në dorë dhe pistoletën.

Grupi hetimor ka dyshime se autori ka ndjekur dhe vëzhguar ditën e djeshme të gjitha lëvizjet e viktimës Arian Gosa deri në momentin kur ky i fundit ka shkuar të konsumojë një kafe me babanë e tij në lokal, ndërsa mendohet se ai nuk ka vepruar i vetëm. Arian Gosa kishte vetëm pak minuta që ishte ulur në kafe me babanë e tij deri në momentin qe u afrua Habib Rexha dhe e qëlloi me plumb në kokë.

()

Arena e Lajmit


Ekzekutimi i Arian Gosës në Kavajë/ Ecën me vrap dhe me pistoletë në dorë, kamerat e sigurisë kapin lëvizjet e vrasësit pas krimit. Dyshohet se nuk veproi i vetëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook