Agron Gjekmarkaj ka ndarë foto nga takimi i zhvilluar me kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, Merope Hydraiou.
Nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjete sociale Gjekmarkaj thekson se diskutuan mbi nxitjen e bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Kurfuzit dhe qyteteve shqiptare.
STATUSI:
Takim i ngrohtë me Kryetaren e Bashkisë së Korfuzit, znj. Merope Hydraiou.
Korfuzi është një qytet fqinj dhe mik me Shqipërinë, rrënjë dhe simbol i qytetërimit evropian.
Qyteti është shtëpi e mijra emigrantëve shqiptarë, ndër më të integruarit në ekonominë dhe jetën e ishullit.
Me kryebashkiaken, znj. Hydraiou, diskutuam mbi nxitjen bashkëpunimit ndërkufitar të gjithanshëm mes Kurfuzit dhe qyteteve shqiptare, bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore e sipërmarrjeve private për ta shndërruar emigrimin në një burim zhvillimi për vendet dërguese e pritëse. Kuvendi mbështet lehtësimin dhe nxitjen e bashkëpunimit mes institucioneve, qyteteve e zonave ndërkufitare si instrumente për zhvillimin, mirëqenien, mirëkuptimin dhe miqësinë mes popujve e njerëzve të të dy vendeve.