Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe se ka kundërshtuar efektivët.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet S. B.
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuçi i Zi, Korçë, pasi në rrugën “28 Nëntori”, Korçë, është konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Gjithashtu 27-vjeçari, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë gjatë kryerjes së veprimeve procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.
()