Racizmi ndaj Vinicius, Real Madrid nuk qëndron duarkryq, çështja përfundon në prokurori

Racizmi mbetet një plagë e rëndë në futboll. Së fundmi, në ndeshjen e La Liga mes Valencias dhe Real Madrid, tifozët vendas nga Mestalla kënduan kore dhe ofenduan gjatë gjithë ndeshjes sulmuesin e Los Blancos, Vinicius Junior. Për këtë, Reali nuk ka qëndruar duarkryq dhe do t’i drejtohet organeve kompetente.

“Real Madrid tregon neverinë më të fortë dhe dënon ngjarjet e ndodhura dje kundër lojtarit tonë Vinicius Zhunior. Këto fakte përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë të së drejtës sociale dhe demokratike.

Real Madrid konsideron se sulme të tilla përbëjnë edhe krim urrejtjeje, për këtë arsye ka bërë ankesën përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit, konkretisht në Prokurori kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të hetohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë.

Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton funksionet e Prokurorisë Publike për të nxitur veprimin e drejtësisë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik.

Për këtë arsye dhe nisur nga serioziteti i ngjarjeve të ndodhura, Real Madrid i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, pa paragjykuar paraqitjen e tij si prokuror privat në procedimet që po nisin” – shkruan klubi.

()

Arena e Lajmit


Racizmi ndaj Vinicius, Real Madrid nuk qëndron duarkryq, çështja përfundon në prokurori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook