Vendimi për heqjen e pikëve, qëndrimi zyrtar i Juventusit: Do kërkojmë drejtësi deri në fund

Gjykata Federale e Federatës Italiane të Futbollit vendosi sot heqjen e 10 pikëve për Juventusin, për shkak të problemeve me balancat. Klubi bardhezi ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke mbajtur një qëndrim zyrtar.

Klubi me seli në Torino bën me dije se nuk pajtohet me vendimin dhe se do të përdoren të gjitha mjetet e duhura ligjore për të rikthyer drejtësinë në vendin e tyre.

“Klubi i Futbollit Juventus mban shënim atë që u vendos pak më parë nga Gjykata e Apelit FIGC dhe rezervon të drejtën të lexojë arsyet për vlerësimin e një apeli të mundshëm në Kolegjin e Garancive në CONI. Ajo që u vërtetua nga shkalla e pestë e gjykimit për këtë çështje, e cila filloi më shumë se një vit më parë, ngjall hidhërim të madh në klub dhe në miliona tifozë të tij, të cilët, në mungesë të rregullave të qarta, e gjejnë veten jashtëzakonisht të penalizuar me aplikimin e sanksioneve që duket se nuk marrin parasysh parimin e proporcionalitetit.

Duke mos anashkaluar nevojën e shpejtësisë, së cilës Juventusi nuk i është shmangur asnjëherë gjatë procesit, theksohet se këto janë fakte që ende duhet të gjykohen nga gjyqtari natyral”, – shkruan klubi.

()

 

Arena e Lajmit


Vendimi për heqjen e pikëve, qëndrimi zyrtar i Juventusit: Do kërkojmë drejtësi deri në fund

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook