Zyrtare, UEFA konfirmon gjyqtarin e finales së Champions League

UEFA ka konfirmuar se gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar finalen e Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Manchester Cityt në stadiumin Olimpik Ataturk në Stamboll më 10 qershor.

42-vjeçari është i njohur për arbitrimin e finales së Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës në Katar në dhjetor 2022.

Marciniak ka arbitruar në edicionin e 2022-23 të Ligës së Kampionëve, pasi ka vendosur drejtësi në ndeshjen e dytë gjysmëfinale midis City dhe Real Madrid në Etihad Stadium.

Ai gjithashtu ka qenë bilbil kryesor për 2 ndeshje të Interit këtë edicion të Champions League, bëhet fjalë për takimin në Camp Nou kundër Barcelonës në grupe dhe në ndeshjen e dytë të raundit të 1/16-tave kundër Portos në mars.

Kjo do të jetë hera e shtatë që Marciniak arbitron Interin në karrierën e tij, me dy fitore, tre barazime dhe dy humbje. Kjo është finalja e parë e Champions League që gjykohet nga Marciniak.

()

Arena e Lajmit


Zyrtare, UEFA konfirmon gjyqtarin e finales së Champions League

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook