Lionel Messi nuk po kalon një periudhë të mirë te PSG. Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Parisi, teksa të reja të rëndësishme pritet të vijnë në verë. Shoku i tij te përfaqësuesja e Argjentinës, Emiliano Martinez e ftoi yllin e njohur që t’i bashkohet skuadrës ku ai luan, Aston Villa.
“Nëse Messin e vërshëllejnë në Paris, atëherë e pres me kënaqësi te Aston Villa. Do të bëja gjithçka që Messi t’ia kalonte mirë këtu, do të pinim “Mate” çdo ditë, do të gatuaja për të dhe do të bëja që tifozët të vinin në stadium me flamuj të dedikuar për të. Nëse është e nevojshme do të ulja edhe rrogën time për Messin”, tha portieri Martinez.
()