Përkrah trajnerit Inzaghi, në konferencën për shtyp përpara finales së Kupës së Italisë, ka dalë edhe portieri i Interit Samir Handanovic. I pyetur për rikthimin e zikaltërve mes skuadrave kompetitive kanë ndikuar humbjet, të cilat kanë bërë që skuadra të rritet. Sa i takon të ardhmes, “gardiani” u tregua enigmatik.
Si e përkufizoni këtë sezon? Dhe çfarë nevojitet tani?
“Nuk mund ta përcaktoj sepse nuk ka përfunduar ende, ndeshjet e fundit do të përcaktojnë shumë”.
Çfarë e bëri Interin të rikthehej?
“Kur humbet, rritesh. Humbjet të kthejnë në realitet. Pastaj fitoret kanë ndikuar shumë, duke rritur vetëvlerësimin”.
E ardhmja…
“Unë ende nuk di asgjë, po e pres këtë ndeshje si gjithë të tjerat. Ne jemi këtu në Inter për të ngritur trofe, vitet e fundit e kemi rikthyer skuadrën për të konkurruar për atë që meriton” – tha ai.
()