Kryetari i Grupit të PD Gazment Bardhi, ka takuar sot senatorët amerikan, teksa u shpreh se partneriteti me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit.
Në një reagim të bërë në rrjetet e tij sociale, ai u shpreh ndër të tjera se SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë.
“Ishte kënaqësi takimi me senatorët amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters. Partneriteti i Shqipërisë dhe PD me SHBA është jetik për të ardhmen e vendit dhe forcimin e demokracisë. SHBA kanë qenë dhe do të mbeten përjetë miqtë tanë më të mirë”, shprehet Bardhi.