Historike në NBA, Denver shpallet kampion në Perëndim, rekord i Jokic

Skuadra e Denver Nuggets u shpall sot kampione në Konferencën e Perëndimit në NBA, pas fitores në frymën e fundit 113-111 ndaj Los Angeles Lakers, në ndeshjen e katërt finale. Denver fitoi kështu 4-0 serinë e ndeshjeve, duke fituar titullin e parë në histori në Konferencën e Perëndimit në NBA.

Për pasojë, Denver do të luajë për herë të parë në 47 vite histori për titullin kampion në NBA, me fituesin që do të dalë nga çifti Miami- Boston, ku ekipi nga Florida udhëheq 3-0.

Edhe një herë ai që bëri diferencën në fushë ishte Nikola Jokic, autor i një “triple double”, me 30 pikë, 14 rebound e 13 asist. Ndeshja ishte e hapur deri në fund, më e mirë për Lakers në pjesën e parë, ku shkëlqeu LeBron James, autor i 40 pikëve e 10 rebound. Davis e mbylli me 21 pikë e 14 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar.

Përveç Jokic, për Denver u dalluan edhe Murray me 25 pikë e Gordon me 22 pikë. Jokic u shpall edhe më i miri i këtyre finaleve, duke vendosur edhe rekordin e 8 “triple double” në finalet play off. Tashmë Denver do të synojë titullin e parë në histori, ndërsa për Lakers ky ishte maksimumi për një sezon që nisi keq por që u përmirësua me kalimin e kohës.

()

Arena e Lajmit


Historike në NBA, Denver shpallet kampion në Perëndim, rekord i Jokic

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook