Pas zbritjes së pikëve të Juventusit, Lazio siguroi matematikisht kualifikimin në Champions League. Përveç futbollistëve që luajnë në fushë, një rol të madh në këtë arritje kanë edhe personal që mbulojnë menaxhimin e klubit. Drejtori Sportiv i lacialëve, Igli Tare është në përfundimt të kontratës me klubi albiceleste dhe e ardhmja mbetet për t’u vlerësuar.
“Me Lazion nuk kam thjesht një marrëdhënie pune, kam një lidhje 18-vjeçare. E dua shumë klubin dhe kjo lidhje nuk do të shkëputet kurrë pavarësisht të ardhmes. Kontrata më përfundon pas një muaji dhe së bashku me presidentin do të flasim e do të vlerësojmë të ardhmen. Do të marrim vendimin më të mirë të mundshëm” – Tha ai.
()