“Më vjen keq për Allegrin”, Mou i papërmbajtshëm: Kampionat i falsifikuar

Misioni Champions mbetet shumë i ndërlikuar për Romën, nuk mjafton as dënimi i Juves për ta mbajtur në garë, në një kohë kur verdhekuqtë dalin me një pikë nga sfida përballë Salernitana-s. Dy javë përpara fundit, ekipi i Mourinho-s renditet në vendin e 6-të në kuotën e 60 pikëve, katër më pak se sa Milani.

Në stadiumin Olimpik, sfida nisi ters për Romën teksa Candreva realizoi një super gol në minutën e 12-të duke kaluar Salernitanan në avantazh. Në fundin e pjesës së parë Roma gjeti golin e barazimit, por gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë në zonë.

Mourinho bëri tre zëvendësime të shpejta me fillimin e pjesës së dytë, por ishte El Shaatawy që barazoi shifrat në 1-1. Një përgjumje e Romës në mbrojtje bëri që Dia të përfitoi duke kaluar sërish Salernitana-n në avantazh. Në fund, në minutën e 83-të, ishte Matic që shpëtoi Romës duke barazuar rezultatin në 2-2 me një goditje të fortë brenda në zonë. Në përfundim të ndeshjes, Jose Mourinho ishte edhe më i ashpër se Allegri në lidhje me dënimin e Juves:

“Kjo për mua është një shaka, të mësosh këto gjëra dy javë përpara fundit, është një shaka për ne, për të gjithë, edhe për Juven. Nëse këtë gjë do ta dija përpara ndeshjes kundër Monza-s apo përpara Bologna-s, sjellja jonë do të ishte ndryshe. Më vjen keq për Max Allegrin dhe për lojtarët sepse ata i kanë fituar pikët në fushë. Kampionat i falsifikuar? Sipas meje po, por nuk dua të flas më shumë për këtë. Dua të them vetëm që më vjen keq për profesionistët si mua që punojnë, duhet të paguajnë sepse drejtuesit apo shoqëria gabon”, u shpreh Mourinho në konferencë për shtyp duke theksuar në fund se Champions League nuk ka qenë kurrë një objektiv i vendosur nga ai, nuk mund të pretendon Champions League me 7 milionë euro merkato.

()

Arena e Lajmit


“Më vjen keq për Allegrin”, Mou i papërmbajtshëm: Kampionat i falsifikuar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook