Juventusit iu hoqën 10 pikë nga klasifikimi i Serie A për shkak të probleme me balancat. Vendimi u mor pak minuta para ndeshjes së bardhezinjve me Empolin, takim ky i vlefshëm për kampionatin. I mirënjohuri Fabio Cannaro ka komentuar penalizimin e skuadrës nga Torino, ku thotë se kush gabon duhet të paguajë, por vendimi të jepej në fund të sezonit.
“Të luash ndërkohë që këto lajme vijnë nuk është e lehtë, ndoshta këto janë gjëra që duhen bërë në fund të kampionatit. Është e drejtë që kush gabon të paguajë, por ndoshta në fund të turneut”.
“Ishte një vit perfekt për Napolin. Të shohësh që Spalletti mund të largohet është një surprizë për të gjithë” – tha ai.