Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s “Defender Europe” 23 në Shqipëri.
Në një reagim në Facebook, Berisha u shpreh se manovrat kanë rëndësi të madhe për vendin tonë dhe sigurinë në Europë.
Postimi i plotë:
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet fillimin e manovrave të mëdha të NATO-s ‘Defender Europe’ 23 në Shqipëri.
Këto manovra janë të një rëndësie të madhe për Shqiperinë dhe sigurinë e saj, por edhe për paqen dhe sigurinë në Europë. Këto manovra së bashku me manovrat e Nato-s që po zhvillohen në Kosovë janë një mesazh i fuqishëm që Aleanca e Atlantikut të Veriut i dërgon agresorit rus për përpjekjet e tij për destabilizimin e rajonit dhe ambiciet e tij ekspansioniste.
Partia Demokrtatike si forca politike që anëtarësoi Shqipërinë në NATO, mbështet plotësisht garantimin e të gjitha lehtësirave në territorin tokësor, ujor dhe ajror të Shqipërisë që i nevojiten Aleancës për përmbushjen e misionit të mbrojtjes së paqes dhe sigurisë në hapsirën euroatlantike. #sb