Armët e Partizanit në dy ndeshjet e mbetura/ Da Silva-Mba, dyshja më produktive

Kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i Kategorisë Superiore, Partizani po mundohet të shfrytëzojë të gjitha armët që ka për të fituar dy ndeshjet e mbetura dhe për të shpresuar më pas në një ngecje të Tiranës ndaj Bylisit dhe Erzenit.

Të kuqtë, sidomos në javët e fundit, kanë treguar se janë stabilizuar dhe kanë gjetur ekuilibrat, teksa në pah kanë dalë edhe lojtarë, që në pjesën e shkuar të sezonit nuk kishin bindur shumë. Një prej tyre është Da Silva. Megjithatë, brazilianit duket se i është dashur një si Mba për të ndezur motorët.

DYSHJA “BOMBARDUESE” – Nëse do të duhej të përcaktonim një dyshe “bombarduese” për Partizanin, Mba dhe Da Silva e përkufizojnë shumë mirë këtë epitet. Nigeriani dhe braziliani janë bashkuar vetëm në ndeshjet e fundit së bashku, por shumë shpejt kanë arritur të krijojnë një bashkëpunim, që i ka lënë pa gjumë trajnerët e skuadrave kundërshtare.

Në një statistikë të dysheve më produktive ofensive, Mba dhe Da Silva renditen së bashku me pesë gola të shënuar. Në katër raste nigeriani ka qenë asistuesi dhe braziliani ka postuar topin në rrjetë dhe në një rast tjetër ka rezultuar e kundërta.

Kjo është pa dyshim një statistikë, ku mund të bëhej më mirë, por nuk përbën asnjë dyshim se Mba dhe Da Silva janë dyshja e momentit në Superiore. Pa njëritjetrin ata janë të dobët, por kur bashkohen, bëhen shumë të rrezikshëm, ashtu si në derbi, ku nigeriani mbrojti shumë mirë topin dhe më pas asistoi për brazilianin.

Nëse në pjesën e parë të sezonit ishte Skuka, ai që i vetëm fitonte ndeshjet e Partizanit, tani duket se të kuqtë kanë dy armë, me të cilat do të tentojnë të sulmojnë në këtë pjesë të mbetur të sezonit, por me siguri edhe në edicionin e ardhshëm. Da Silva është autor i 11 golave në këtë sezon, ndërsa Mba ka shënuar 5 herë që nga janari, kur u bë “dem”.

HOTI “SUPER-PLAN B” – Në pjesën e parë të sezonit kosovari ishte plan A, por për arsye të ndryshme ka përfunduar në pankinë.

Megjithatë, edhe nga stoli Hoti po shkëlqen, pasi ka shënuar plot 4 gola në ndeshjet ku është aktivizuar nga stoli, më shumë se askush tjetër në Kategorinë Superiore. Dardani rezulton të ketë qenë zëvendësimi më efikas i Xhovani Kolelës.

Arena e Lajmit


Armët e Partizanit në dy ndeshjet e mbetura/ Da Silva-Mba, dyshja më produktive

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook