Dalja e Bashës në skenë/ “Kush ka luajtur skenarë, të japë llogari”, Bardhi: Ja kur do zgjidhet kreu i ri i PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me të ardhmen e PD-së.

Bardhi komentoi daljen në skenë pas më shumë se një viti të Lulzim Bashës, duke thënë se nëse dikush mund të ketë luajtur skenarë për rikthimin e tij në krye të partisë duhet të japë llogari.

Sakaq, ai u shpreh se kreu i ri i PD-së do zgjidhet së shpejti pasi kjo forcë politike nuk mund të rrijë në pritje, por do hyjë në një proces të brendshëm zgjedhor që do ndërmerret nga organet e partisë.

“Nuk jap llogari për atë që bën Basha. Unë nuk jam analist. Aktiviteti i sotëm i Bashës nuk ka lidhje me organet e PD-së në sensin formal. Unë nuk jam zëdhënësi i Bashës. Leximi im është që ccdo deputet mund të bëjë takime të tilla. E kam lexuar aktin e dorëheqjes së Bashës si shërbin ndaj demokratëve. Sot nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim.

Secili që mund të ketë pasur skenarë të japë llogari për skenarë. Unë nuk kam qenë pjesë e asnjë skenari dhe nuk kam pasur dijeni për të tilla. Unë e kam besuar aktin që ka ndodhur ashtu si më është përcjellë. Besoj se ka qenë akt në interes të demokratëve. PD për shkak të largimit të Alibeajt nuk ka një drejtues në deyrë dhe më e larta në detyra është Tabaku si nënkryetare e partisë.

Tani që flasim PD nuk mund të rrijë në pritje dhe duhet të hyjë në proces të brendshëm me garë. Do iniciohet nga institucionet e partisë dhe do miratohet nga kryesia. Çdo vendim do merret nga organet e partisë”, u shpreh Bardhi.

Arena e Lajmit


Dalja e Bashës në skenë/ “Kush ka luajtur skenarë, të japë llogari”, Bardhi: Ja kur do zgjidhet kreu i ri i PD-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook