Raporti mes Igli Tares dhe Lazio-s ka ardhur në fund. Sipas Il Messaggero-s, janë disa arsye që kanë shtyrë palët drejt një përfundimi të tillë, më kryesorja është se mes Tares dhe Sarri-t nuk ka më asnjë pikë të përbashkët, me këtë të fundit që ka fituar shumë pikë në sytë e presidentit Lotito pasi arriti të sigurojë një vend në Champions League me një grup shumë herë më pak cilësorë në raport me ekipet e tjera.
Përpara një fakti të tillë, Lotito ishte i detyruar të zgjidhte Taren ose Sarrin. Igli Tare ishte në përfundim të kontratës së tij me Lazio-n, i skadon në qershor, dhe gjithnjë sipas Il Messaggero-s nuk do t’i ofrohet një rinovim.
Pas 15 vitesh, në kryeqytet përfundon epoka Igli Tare, një nga drejtorët sportiv më të vlerësuar në Itali.
()