Tashmë është zyrtare, Ivan Gvozdenovic do të jetë trajneri i Skënderbeut edhe për sezonin tjetër. Tekniku bardhekuq dhe presidenti Ardjan Takaj kanë gjetur akordin total ndërmjet tyre për rinovimin e kontratës.
Gvozdenovic arriti objektivin kryesor të klubit, rikthimin në Superiore, për të tepër duke u shpallur kampion në Kategorinë e Parë. Ka qenë vetë klubi korçar që ka bërë publik një vendim të tillë me anë të një statusi në faqen zyrtare.
Palët kanë nisur prej kohësh të punojnë për sezonin e ri ku dëshirojnë të sjellin një Skënderbe konkurrues.
()