Akuzohen nga SPAK për blerje votash, Konsulli grek nga Derviçani: Patriotët tanë Beleri dhe Kokaveshi….

Nga Derviçiani, ku ishte i pranishëm në kuadër të festimeve për Javën e Kulturës Greke, konsulli grek ne Gjirokastër Dimitrios Sacharidis reagoi për arrestimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bejleri.

Ai tha se Himara dhe njerëzit e tyre po kalojnë momente të vështira.

“Jemi sot në këtë event që zhvillohet në një situatë jo të zakonshme. Dy nga patriotet tanë, Fredi Bejleri dhe Panajot Kokaveshi janë të burgosur. Njëri sikurse e dini, ka edhe probleme serioze me shëndetin. Në këto ditë, gjithçka tjetër mendojmë përveçse festimeve. Ndaj dhe sivjet organizimet janë më të kufizuara, krahasuar me vitin e kaluar. Në këto orë të vështira, mendimi ynë është me njerëzit tanë që po jetojnë këtë situatë dhe me familjet e tyre.”, tha konsulli grek në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis.

Të pranishëm në event ishin edhe kryebashkiakët e Gjirokastrës dhe Dropullit, si dhe deputeti i Vlorës Niko Guri.

()

Arena e Lajmit


Akuzohen nga SPAK për blerje votash, Konsulli grek nga Derviçani: Patriotët tanë Beleri dhe Kokaveshi….

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook