Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Shumbat të Dibrës, ku një 13-vjeçar është mbytur në liqen.
Sipas gazetarit Enver Doçi, 13-vjeçari ka qenë duke kullotur bagëtitë dhe rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, kur ka humbur gjurmët.
Pas denoncimit në komisariatin e Dibrës nga familjarët, pas rreth tre orësh kërkimesh, kanë nxjerrë sot nga uji trupin e pajetë.
Dyshohet se i mituri është mbytur aksidentalisht.