Sulmi në uzinën e Gramshit/ U akuzuan për spiunazh, lirohen dy rusët dhe ukrainasi

Autoritetet e drejtësisë kanë vendosur sot të lirojnë shtetasit rusë që u futën në uzinën e Gramshit para disa muajsh duke sulmuar rojet e subjektit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar për se shtetasi Mikhail Zorin do vendoset në arrest shtëpie, ndërsa Fedir Alpatov dhe Svetlana Tomofoeva janë të ndaluar të dalin jashtë Shqipërisë.

Po ashtu këta të fundit do duhet të paraqiten një herë në muaj para oficerit gjyqësor.

Kujtojmë se këta shtetas rusë kanë hyrë në uzinën e Gramshit gushtin e vitit të kaluar dhe kanë sulmuar ushtarakët që kanë qenë në ruajtje të kësaj qendre strategjike.

Në atë moment shtetasit rusë i kanë hedhur mjete djegëse dhe lëndë kimike duke i dëmtuar.

 

Arena e Lajmit


Sulmi në uzinën e Gramshit/ U akuzuan për spiunazh, lirohen dy rusët dhe ukrainasi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook