Trajneri i Napolit, Luçiano Spaleti ka bërë tatuazh titullin e fituar nga “axurrët” pas 33 vitesh.
Stema e Napolit, numri 3(titujt e fituar nga ekipi) si dhe kampionati i Seria A ka vendosur Spaleti të gdhendë në trupin e tij.
Valentino Ruso ishte artisti që mori përsipër t’i bënte këtë tatuazh, ndërsa zbuloi se Spaleti ka bërë tatuazh në krahun e djathtë edhe emrat e tre fëmijëve të tij: Samuel, Federiko dhe Matilde./PanoramSport