“Asnjë mbledhje e këshillave bashkiakë me dyert e mbyllura”, Meta: Nuk kemi kohë të presim, duhet të fillojmë punën për transparencë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur kundër zhvillimit të mbledhjeve të këshillave bashkiakë dhe komisioneve të këshillit bashkiak me dyer të mbyllura.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta ka shkruar se duhet të fillojë puna për transparencë dhe se nuk ka kohë për të pritur derisa të konstituohen këshillat.

Postimi i plotë:

Apeli im është ky: Nuk kemi kohë të presim derisa të konstituohen këshillat.

Duhet që tani të fillojmë punën në mënyrë që të jemi të gatshëm, për të filluar menjëherë me transparencën, sapo këto këshilla të konstituohen.

Në radhë të parë nuk duhet të lejojmë asgjëkundi asnjë mbledhje të këshillave bashkiake dhe komisioneve të këshillit bashkiak me dyer të mbyllura.

Arena e Lajmit


“Asnjë mbledhje e këshillave bashkiakë me dyert e mbyllura”, Meta: Nuk kemi kohë të presim, duhet të fillojmë punën për transparencë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook