Makina e Panorama Tv është sulmuar mesditën e sotme nga të rinj serbë të cilët hodhën gurë e tulla mbi automjetin me logon e televizionit.
Shoferi i Panorama Tv tha në një intervistë për News 24 se ishin pesë deri në dhjetë persona që hodhën gurë e tulla mbi automjet.
Çfarë ndodhi?
Unë po rrija në makinë, erdhën nga krahu i majtë 10 vetë me maskë dhe na goditën. Na gjuajtën me gurë dhe tulla. Ne arritëm të largoheshim. Kjo ngjarje ndodhi në pak sekonda.
Ishin më shumë se 5 persona?
Po. Iu kërkuam duke u thënë “ju lutemi”, por nuk u ndalën. Gjuanin me gurë pa reshtur.