Koka e Giroud, goli i tij kundër Juves, vlen 50 milionë euro. Kualifikimi për në Champions i sjell Milanit 50 milionë euro shtesë në arkën e klubit, shifër që pritet të investohet në merkaton e verës. Përpara se të lëvizin në hyrje, drejtuesit kuqezi pritet të spastrojnë ekipin ku me “valixhe” në duar janë disa lojtarë si Tatarusanu, Dest, Rebic, Origi e shumë të tjerë.
Në lidhje me merkaton në hyrje, nuk diskutohet që prioriteti kryesor është rinovimi i kontratës me Rafa Leao-n, ndërsa më pas do të tentojnë të mbajnë Brahim Diaz, por për mesfushorin spanjoll kërkojnë që Real Madrid të bëjë skonto për kartonin e tij, të ulin pretendimet për 22 milionë euro.
Nga Reali, Maldini shpreson të marrë një tjetër lojtar, bëhet fjalë për Marco Asensio-n. Sulmuesi spanjoll do të largohet fals nga Madridi, por problem për momentin është paga e tij, Asensio përfiton 6 milionë euro. Opsione për të ardhmen e Milanit janë edhe Domenico Berardi dhe Zaniolo.
()