Orges Shehi është në negociata të avancuara me Shkëndijën e Tetovës. Mediat maqedonase shprehen se shumë shpejt mund të ketë një fund të lumtur mes palëve, duke sjellur kështu edhe firmën e shumë-pritur.
Shkëndija ndau rrugët pak ditë me parë me trajnerin Qatip Osmani, për shkak të mos përmbushjes së objektivave. Orges Shehi shihet si njeriu i duhur, i aftë për të rikthyer ekipin në majën e futbollit maqedonas.
Shehi dështoi të fitonte titullin me Tiranën këtë sezon, edhe pse ishte në krye të klasifikimit deri në javën e parafundit të kampionatit. Kjo mund të sjellë edhe largimin e tij nga klubi bardheblu, për të provuar një eksperiencë te re të Shkëndija.
Burimi: Sportmedia.MK
()