EMRAT/ Planifikuan atentat ndaj një personi në Berat, por u doli situata nga duart, arrestohet një nga autorët

Arrestohet njëri nga tre personat e shpallur në kërkim si pjesë e grupit kriminal që do të organizonin atentat në Berat.

Gazetarja Eneida Petova bën me dije për se në prangat e policisë ka rënë 30-vjeçari nga Korça Arli Shehu. Ai së bashku me dy shtetasit e tjerë Hamit Berisha, 55-vjeç nga Kosova dhe Ermal Gora, 43-vjeç nga Tirana, kishin planifikuar kryerjen e një atentati në qytetin e Beratit, por të gjendur nën presionin e policisë kanë fshehur automjetin në fshatin Moravë.

Brenda në automjet policia gjeti edhe të gjitha mjetet që do përdoreshin për kryerjen e krimit, ndërkohë që tre autorët e shpallur në kërkim, duke përfituar nga errësira u larguan drejt zonave të pyllëzuara.

Arena e Lajmit


EMRAT/ Planifikuan atentat ndaj një personi në Berat, por u doli situata nga duart, arrestohet një nga autorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook