FOTO/ Benzema shpërfill milionat, por Reali mbetet në merkato. AS “zbulon” emrat

Karim Benzema thyen heshtjen, për momentin shpërfill zërat që e shohin larg Real Madrid: “Të shtunën kam një ndeshje, do stërvitem, pra për momentin do të jem në Madrid. Pse duhet të diskutohet e ardhmja ime? Jam lojtari i Real Madrid, realiteti është ndryshe nga ato që lexohen në internet. Jam shumë krenar që jam pjesë e Realit, po shijoj çdo moment”, u shpreh ndër të tjera Benzema duke mohuar në këtë mënyrë kalimin e tij në Arabinë Saudite ku e priste një kontratë sheikësh.

As
As

Largohet apo jo Benzema, presidenti Perez dhe stafi i tij po punojnë për të gjetur një sulmues të ri, pasuesin e francezit. Sipas AS, në skenë ka dalë emri i Havertz, sulmuesi i Chelsea-t. Gjermani shihet profili ideal nga drejtuesit e klubit, por moshën, vlerën dhe potencialin e tij.

Harry Kane
Harry Kane

Ndryshe nga drejtuesit e Realit e mendon Carlo Ancelotti. Tekniku italian është i fiksuar pas idesë për të pasur në Madrid, Harry Kane, por kartoni i tij kushton minimalisht 100 milionë euro.

()

Arena e Lajmit


FOTO/ Benzema shpërfill milionat, por Reali mbetet në merkato. AS “zbulon” emrat

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook